Ditën e djeshme janë shënuar rezultate të pabesueshme në futsallin e Maqedonisë së Veriut nga dy klubet që luftojnë për titull kampioni.
Betejën për titull në Maqedoni e udhëheqin KMF Proekt nga Vallandova dhe Arben Bajrami nga Çairi dhe në fund mund të ndodhë që të vendosë golavarazhi.
Në xhiron e rregullt, të dyja klubet arritën fitore të çuditshme ndaj Juventus Serava përkatësishtë Enhalon.
KMF Proekt fitoi ndaj rivalit Enhalon nga Struga 62:2, por hiç më i habitshëm nuk ishte as rezultati në derbin lokal Arben Bajrami-Juventus Serava 75:1.