Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka uruar që përfaqësueses e Izraelit dhe Kosovës të kualifikohen në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.
“Përfaqësueset e Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës do të përballen sonte, në Tel Aviv, në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në EURO 2024.
Urimet më të mira për Izraelin dhe Kosovën në synimet e tyre që të shkruajnë historinë duke u kualifikuar në një Kampionat Evropian për herë të parë”, ka shkruar në Twitter ambasadorja znj. Ziv.
Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Bloomfield”, në Tel Aviv, me fillim në orën 18:00 sipas orës së Kosovës.