Vllaznia e ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndeshjen miqësore ndaj ekipit U19 ku ekipi i drejtuar nga trajneri i ri Auron Miloti e dominoi totalisht.
Pjesa e parë e ndeshjes miqësore u mbyll me rezultatin 2-0, falë dy golave të realizuar nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Në pjesën e dytë trajneri Miloti aktivizoi Balaj, Latifi, Vulaj dhe Heriç.
Bekim Balaj shënoi dy gola të tjerë dhe gjithashtu edhhe Kristijan Vulaj.
VLLAZNIA A 5-0 VLLAZNIA U19
Hoxhaj (2), Balaj (2), Vulaj
Vllaznia A: Zogoviç, Kruja, Juriç, Shehi, Bulatoviç, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, A.Hoxhaj, Çoba, Kaina. Tr: A. Miloti. Në pjesën e dytë u aktivizuan Balaj, Latifi, Heriç e Vulaj.
Vllaznia U19: Qarri, Repaj, Rroku, Baçina, Muhaj, Shimaj, Brahimi, Cungu, Hagrepi, Halili, Kodra. Tr: E. Doçi. Në pjesën e dytë u aktivizuan Jukaj, Kallamoqi, Zymeri, Ara, Hajdari, Çelepija, Guri dhe Dodaj.