Pikë e madhe për Kosovën
Kombëtarja e Kosova ka marrë një pikë me shije të fitores në Tel Aviv.
Dardanët kanë barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, në takimin e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, mbi 30 mijë shikues, panë lojë të luftuar e me raste, dy gola dhe një të anuluar.
Weissman në minutën e 22-të pati mundësi por me fat portieri Muriç.
Kosova kaloi në epërsi në minutën e 36-të. Milot Rashica godet ndërsa futbollisti Dasa duke evituar rrezikuan shënoi autogol, 0:1.
Nl minutën e 49-të, Milot Rashixa ka realizuar por pas shikimit të VAR-it anulophet golit i tij për faktin se ka luajtur me dorë më herët.
Në minutën e 56-të, mbrojtja e Kosovës e hutuar, ndërsa Dor Peretz nga rreth 12-13 metra i papenguar nga askush, godet fuqishëm dhe ka barazuar rezultatin 1:1.
Bersant Celina i pafat në minutën e 61-të, goditja e tij u prit me mund të madh nga portieri izraelit, Glazer
Arbër Zeneli nga rreth 11-12 metra godet bukur por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së majtë pikërisht në minutën e 83-të.
Në minutën e 90+3, Milot Rashica në vend që të shënoi ai nga afërsia gjuan larg mbi portë.
Izraeli - Kosova 1:1
Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: W. Collum (Skocia).
Shënues: Peretz (56') - Dasa (36'-autogol).
Kartona të verdhë: Vitor, Haziza, Shlomo - Kryeziu, Dresheviq.
Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner (Gropper 88'), Gloukh (Baribo 79'), Lavi, Peretz, Haziza (Kanaan 67'), Weissman (Rotman 88'0 dhe Solomon.
Kosova: Muriç, Paçarada, Kryeziu, Rrahmani, Vojvoda (Hadërgjonaj 88'), Muslija (Zeneli 79'), Dresheviç (Berisha 88'), Celina, Rashica, Zhegrova (Fazliji 67') dhe Muriqi.