Kosova është gati për të nisur rrugëtimin europian.
Dardanët zbresin pas pak në fushën e “Bloomfield Stadium” për ndeshjen ndaj Izraelit.
Në Tel Aviv nuk mungojnë tifozët shqiptarë.
Në shkallët e stadiumit kanë nisur koret në mbështetje të djemve të Giresse, me të famshmen “Besa Besë”.
Kosova luan sfidën e parë të eliminatoreve të Euro 2024.
Pjesë e grupit I janë edhe Zvicra, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.
Tri ditë më vonë, Kosova luan duelin e dytë në grup përballë Andorrës, përballje që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.