Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar futbollistët e kombëtares së Kosovës para ndeshjes së tyre të parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilën e zhvillojnë sot kundër Izraelit.
Shkrimi i Haradinajt:
Zemrat tona janë sot me futbollistët tanë, ku sot përballen me një sfidë të re. Në përballje me Kombetaren e Izraelit, nisin rrugëtimin drejt kualifikimit në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtar, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Forca Kosovë!