Granit Xhaka është vlerësuar me notë të madhe për fitoren në Novi Sad të Serbisë.
Xhaka shënoi dhe asistoi për fitoren e thellë të Zvicrës, me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë, në takimin e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Xhaka shënoi në minutën e 62-të dhe asistoi në atë të të 65-tën pa harruar se edhe goli i dytë i realizuar ka qenë produkt i tij.
Xhaka është vlerësuar me notë 8.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është zvicerani Renato Steffen, me me notën 9:2.
Pa Steffen, Xhaka është me notën me të madhe.