Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Norvegjisë.
Të dyja kombëtaret e fillojnë ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 duke u përballur mes vete në stadiumin “La Rosaleda” të Malagas.
Spanja dhe Norvegjia gjenden në Grupin A të këtyre kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si Skocinë, Gjeorgjinë dhe Qipron.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin tetor të vitit 2019, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Spanja (4-2-3-1): Kepa; Balde, Laporte, Fernandez, Carvajal; Merino, Rodri; Gavi, Aspas, Olmo; Alvaro Morata
Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen, Strandberg, Ostigard, Meling; Odegaard, Berg, Aursnes; Berge, Sorloth, Elyounoussi