Kosova merr pikë në Izrael, shkruan mediumi i njohur zviceran “20min”.
“Në grup me Zvicrën, Izraeli dhe Kosova u ndeshën në të njëjtën kohë por kombëtarja e Zvicrës e mposhti Bjellorusinë me rezultat 5:0 në Novi Sad.
Mysafirët kaluan në epërsi me 1:0 në pjesën e parë pas autogolit të lojtarit izraelit Dasa (36') dhe festuan sërish pas pushimit, 2:0 me golin e Milot Rashicës por iu mohua për shkak të lojës me dorë pas ndërhyrjes së VAR-it.
Por Izraeli arriti të barazojë falë golit të Dor Peretz (56’) dhe kështu të paktën një barazim para ndeshjes kundër Zvicrës të martën e ardhshme në Gjenevë”, shkruan mediumi zviceran.