Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1.
Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Lojë fantastike nga luanët e kombëtarës tonë. Ju lumtë djema!Në barazime, humbje e fitore, gjithmonë me kombëtaren tonë”, tha Jahjaga.