Momente frike në Spanjë gjatë ndeshjes mes Cordoba-s dhe Racing de Ferrol, e vlefshme për Ligën e tretë - C.
Dragisa Gudelj, qendërmbrojtësi i vendasve, humbi ndjenjat në fushë. Futbollisti u rrëzua papritur, siç i kishte ndodhur edhe ish-lojtarit të Interit, Eriksen në Kampionatin Evropian.
Shokët e tij të skuadrës dhe anëtarët e stolit vunë re menjëherë atë që kishte ndodhur dhe filluan menjëherë manovrat.
Futbollistit i janë rikthyer ndjenjat dhe pas disa minutave të kaluara në reanimacionin e lëvizshëm të pranishëm në stadium, ka dashur të rikthehet edhe në fushë.
Në vend të kësaj, mjekët e shoqëruan atë në spitalin më të afërt. Tani është nën vëzhgim. Gjyqtari i ndeshjes vendosi të shtyjë ndeshjen, e cila ishte pezulluar me rezultatin 1-1.