Berisha debuton me fanellën e Gjermanisë

Futboll

Berisha debuton me fanellën e Gjermanisë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:10
Mërgim Berisha

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, bëri debutimin me fanellën e Gjermanisë, në duelin miqësor ndaj Perusë, ku “Pancerat” triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

Ishte bomberi i Verder Bremen, Niklas Fylkrug, që me dopietën e tij vendosi këtë duel në minutat 12-të dhe 33-të, ndërkohë që në minutën e 76-të autori i dy golave, i la vendin Mërgim Berishës.

Vlen të theksohet fakti se gjermanët kishin shansin e artë që të shënonin edhe golin e tretë në minutën e 67-të, teksa Haverc, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në këtë duel trajneri Hansi Flik, aktivizoi në total 17 futbollistë, duke marrë më të mirën prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat