U luajt derbi i javës së 19-të në Ligën e Tretë-Veri të Maqedonisë së Veriut në futboll, ndërmjet Bashkimit dhe Kumanovës, që përfundoi me rezultatin e thellë 4:0 për zi-gjelbrit!
Aziz Ameti, Egzon Aziri, Egzon Osmani dhe Enis Sulejmani ishin autor të golave.
Mirëpo, vlen të theksohet se Bashkimi që nga mesi i pjesës së parë luajti me një futbollist më pak, pasi mbrojtësi Alajdin Alili u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.
Edhe me 10 lojtarë në fushë ekipi i trajnerit Muamer Rustemi ishte skuadra që dominoi në teren.
Pjesa e parë përfundoi me rezulta 1-0 me golin e Ametit. Ndërsa, në pjesën e dytë Bashkimi thjeshtë e deklasoi rivalin lokal duke ia shënuar edhe tre gola të tjerë.
Rezultati do të ishte edhe më i thellë sikur Mërgim Lutfiu të mos huqte penalltinë.
Ky duel që u zhvillua të shtunën tuboi rreth 1.000 shikues, që është shumë më shumë se në disa ndeshje të Ligës së Parë. Tribuna kryesore ishte e mbushur përplotë, ndërsa në anën e kundërt ishin të pranishëm edhe tifozët e Bashkimit, Ilirët.
Pas këtij triumfi, Bashkimi vazhdon të kryesojë renditjen me 49 pikë.