Zvicra ka dominuar dhe e ka deklasuar me rezultat 5:0 Bjellorusinë, në takimin e parë të xhiros së parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja u zhvillua në Novi Sad të Vojvodinës, krahinë e okupuar tash e sa vite nga Serbia.
Mediumi i njohur zviceran, “20min” e ka vlerësuar me notë shumë të mirë (5) Granit Xhakën.
Xhaka ka shënuar në minutën e 62-të dhe asistuar në atë të 65-tën.
“Kapiteni përgatiti 2:0 dhe 5:0.
Golin e katërt e shënoi vetë me një gjuajtje të fortë nga 25 metra”, shkruan “20min”.