Florent Hadergjonaj ka qenë në bankën rezervë në sfidën mes Izraelit dhe Kosovës.
Por mbrojtësi i djathtë u inkuadrua në fund të saj, duke sjell siguri që mungonte në krahun e djathtë të mbrojtjes në ato minutat vendimtar.
Numri 2 i Dardanëve është gëzuar me fillimin e mbarë, teksa ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael.
Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, ka shkruar Hadergjonaj.
Mbetet të shihet nëse 28-vjeçari do të aktivizohet si titullar, pasi krahu i djathtë i mbrojtjes në sfidën ndaj Izraelit çaloi shumë.
Hadergjonaj kishte një lëndim në javët e fundit dhe ai tani duket se ka marrë vetën.