“Më vjen keq që nuk jam thirrur kurrë nga Mancini.
Ai nuk më ka telefonuar asnjëherë, as edhe një herë, vetëm për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të kuptuar se çfarë mund të jap”-kështu ka deklaruar Andrea Petagna për mediet italiane pas humbjes 1-2 të Italisë ndaj Anglisë në Napoli.
Sulmuesi i Monza-s nuk e fsheh zhgënjimin e tij, ndërsa thekson se nëse do ta kishin ftuar ai mund të kishte qenë e dobishëm për Kombëtaren.
“Jam i bindur se kam cilësi që mund të jenë të dobishme për kombëtaren”,-tha me tej Petagna.