Kalvin Phillips u transferua nga Leeds te “gjigandët” e Manchester City verën e shkuar për plot 50 milionë euro.
Mirëpo mosaktivizimi i tepërt dhe rivalizimi në mesfushë me Rodrin e Gundogan duket se po e largojnë gjithnjë e më shumë mesfushërin nga arena e “Etihad”.
Sipas mediave angleze, Phillips ka rënë sërish në “radarët” e Leeds United aty nga ku u transferua te “qytetarët”.
Momentalisht një rikthim te Leeds është thjesht një aludim, teksa kujtojmë se Phillips ka një kontratë 6-vjeçare me “blutë” e Mançester.