Zbulohet paga e Tuchel te Bayerni

Futboll

Zbulohet paga e Tuchel te Bayerni

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:47
Kahn, Tuchel e Salihamixhiq

I prezantuar zyrtarisht këtë të shtunë, Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munih.

Në botimin e sotëm, e përditshmja gjermane Bild zbuloi dhe pagën që do të marrë ish-trajneri i PSG-së në Bavari, pagë që do të jetë më e lartë se e paraardhësit të tij, Julian Nagelsmann.

Në të vërtetë, media gjermane tregon se Tuchel do të marrë nga 10-12 milionë euro në vit, një pagë disi më e ulët se ajo që merrte te “blutë” e Chelsea.

Ndërkaq, kujtojmë se, trajneri 49-vjeçar ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2025 dhe testi i parë do të jetë klasikja gjermane ndaj Dortmundit, pasditen e 1 prillit, ndeshje që pritet të vulosë dhe fatet e kampionatit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat