Adrien Rabiot mund të rikthehet në ish-klubin e tij PSG, raportojnë mediet franceze.
Francezi në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë.
Radiot ishte i shumëkërkuar në afatin kalimtar të janarit, por ai qëndrojë në Torino pavarësisht shumë ofertave.
Por, ngecjen e negociatave mes Juvës dhe Rabiot, siç raportohet, mund ta shfrytëzojë PSG gjatë kësaj verë, në mënyrë që ta forcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Rabiot kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.