Joao Cancelo është i gatshëm të qëndrojë në Bayern Munich duke nënshkruar kontratë me ‘Bavarezët’.
Cancelo po luan sezonin e tij të parë tek gjiganti gjerman në formë huazimi nga Manchester City.
Portugezi sipas medieve gjermane, dëshiron të qëndrojë në ‘Alianz Arena’ edhe për disa sezone tjera.
Trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, dhe drejtuesit e klubit besojnë së mbrojtësi portugez është lojtar i duhur për kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Megjithatë, thuhet se vendimi përfundimtar për të ardhmen e Cancelos nuk do të merret menjëherë.