Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” luajnë ditën e tyre të katërt, me shumë sfida të tjera interesante që zbresin në fushë ditën e sotme.
Në orën 18:00 spikat dueli Angli-Ukrainë. Pas fitores ndaj Italisë, “Tre Luanët” tashmë do të kërkojnë tre pikët e radhës përballë skuadrës ukrainase.
Po në Grupin C, në orën 20:45, “Axurrët” e drejtuar nga Mançini do të kërkojnë pikët e para në këto kualifikuese përballë një kundërshtari të lehtë në letër, Maltës.
Po në këtë orë do të zbresë në fushë edhe Kristiano Ronaldo me Portugalinë e tij, të cilët do të ndeshen me Luksemburgun në transfertë për tre pikët e radhës në Grupin J.