Futbollisti i Izraelit, Manor Solomon, tha se e kërkuan fitoren por u befasuan nga Kosova.
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, në takimin që u zhvillua në Tel Aviv.
Kosova e nisi me këmbë të mbarë Grupi I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
“Ne me të vërtetë donim të fitonim.
Ne e filluam shkëlqyeshëm, ishte një pjesë e parë e shkëlqyeshme.
Pas barazimit tonë në pjesën e dytë, loja ishte e hapur.
Rezultati është zhgënjyes, por është vetëm fillimi i rrugës.
Nuk jam i shqetësuar, mund ta mposhtim Kosovën jashtë dhe të fitojmë ndeshje të tjera.
Gjithçka është e hapur”, tha Solomon.