Kosova ka marrë një pikë domethënëse kundër Izraelit, duke i heshtur mbi 30 mijë shikues në stadiumin në Tel Aviv.
Rezultati baras (1:1) ishte zhgënjyes për izraelitët në hapje të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Futbollisti Dor Peretz, autor i golit të barazimit, tha se është i befasuar nga Kosova.
“Ne u përpoqëm t’i bënim krenar tifozët këtu dhe ata në shtëpi.
Ne e donim shumë fitoren, luajtëm futboll të mirë për periudhë të gjatë.
Do të vijmë në ndeshjen e ardhshme më të përgatitur.
Në minutat e fundit rrezikuam”, tha Peretz.