Edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023, Kombëtarja e Kosovës U17 e vajzave pësoi humbje.
Kësaj radhe Dardanet e reja nuk arritën të përballojnë Kombëtaren e Francës, e cila kishte nivel dukshëm më të mirë, duke fituar 5:0.
Pjesa e parë kaloi në shenjë të futbollisteve franceze, të cilat ishin më cilësore dhe më të përgatitura nga pikëpamja fizike sa që lenin përshtypje se janë më të rritura se vajzat tona.
Ato shënuan tri herë në këtë pjesë.
Së pari Rambaud shënoi në minutën e 18-të për 1:0, ndërsa në minutën e 25-të Ben Khalied shënoi për 2:0 dhe në minutën e 36-të Jospeph shënoi për 3:0.
Edhe pseja e dytë nuk pati dallime sa i përket lojës, pasi mbizotërimi i vajzave franceze vazhdoi. Në këtë pjesë u shënuan edhe dy gola, ku në minutën e 74-t shënoi Traore për 4:0, ndërsa pesë minuta më vonë në atë të 79-të Effi Efii vulosi rezultatin e ndeshjes në 5:0. Dardanet ndeshjen e radhës dhe të fundit do ta zhvillojnë më 29 mars kundër Italisë.
Sanije Krasnqi, përzgjedhëse, tha: "Edhe ndeshja kundër Francës dëshmoi se kjo ligë është e ekipeve të nivelit të lartë, të përgatitura mirë fizikisht dhe nga pikëpamja taktike.
Vajzat tona përkundër humbjeve çdo ditë po përmirësohen, por kanë mungesë të madhe të përgatitjeve fizike, kjo si pasojë e punës nëpër klube dhe në përgjithësi në Ligën tonë".
Franca U17 – Kosova U17 5:0
Stadiumi: “ Ddedier Deschamps” Bayonne
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: Maral Mirzai Beni (SWE), CamillaStendahl (SWE), Catia Tavares (POR) e Teresa Oliviera (POR).
Shënues: Rambaud(18), Ben Khaled (23), Joseph (36), TRaotre (74), Effa Effa (79)
Franca U17: Marchal, Delcroix, Sangare(Mulot), Delaby, Job(Policnik), Camara, Bertrand, Ben Khaled, Joseph(Effa Effa), MendyM: Mendy) e Rambaud(Traore),
Kosova U17 : D. Mehemti, Mulliqi, Feka, E. Mehmeti, Hoxha, Mahmuti,Aliu, Januzi, Zogaj(Berisha), Paci(Bela) e Shabani (Gegaj).