Liechtenstein-i kafshatë e lehtë për Islandën.
Islandezët si udhëtues shënuan fitore të thellë me rezultat 7:0 ndaj Liechtenstein-it.
Golat i shënuan Olafsson (3'), Haraldsson (38'), Gunnarsson (48', 68' e 73'), Gudjohnsen (85') e Ellertsson (87').
Islanda është në vend të tretë me 3 pikë dhe Liechtenstein në fund me 0 pikë pas dy xhirove në Grupin J në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.