Milani po shqyrton të gjitha mundësitë për të përforcuar sulmin e tij dhe dy emrat e parë në listë vazhdojnë të jenë Noah Okafor dhe Mateo Retegui.
Sulmuesi i Salcburgut nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në 2024-ën dhe drejtuesit kuqezi po monitorojnë situatën, ndërkohë që për italo-argjentinasin duhet të fitojnë derbin me Interin që për momentin duket më i avantazhuar.
Një tjetër emër në listën e Maldinit dhe Masarës është edhe Ikoma-Lois Openda.
Belgu që aktivizohet me Lensin ka tërhequr vëmendjen e Milanit me paraqitjet e mira gjatë këtij sezoni dhe drejtuesit e konsiderojnë 23-vjeçarin si bomberin e duhur të së ardhmes.