Portugalia ka vazhduar me fitore bindëse në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Portugezët shënuan fitore në udhëtim me rezultat 6:0 ndaj Luksemburgut.
Është fitorja dytë rresht, pasi ditë më parë e mundën me 4:0 edhe Lihteshtejnin.
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola në këtë përballje që u përcjellë nga një numër i madh shikuesve në Luksemburg.
Golat i shënuan Ronaldo (9' e 31'), Joa Felix (15'), B. Silva (18'), Otavio (77’) e Leao (89').
Leao i Portugalisë ka dështuar nga penalltia në minutën e 85-të.
Ronaldo u zëvendësua në minutën e 64-të nga Ramos.
Portugalia kryeson me 6 pikë, pasojnë Sllovakia 4, Bosnja 3, Islanda 3, Luksemburgu 1 dhe Lihteshtejni 0 pikë.