Italia ka hedhur pas shpine humbjen e javës së kaluar me rezultat 2:1 nga Anglia, sonte ka fituar në udhëtim me 2:0 ndaj Maltës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Atmosferë e mirë në stadiumin “Ta'Qali National”, një Itali që trego8i lojë solide.
Vendasit nuk patën forcë për befasi, ndërsa italianët nuk kalkuluan por qysh në 45 minutat e parë bënë me dije fituesin.
Retegui (15') e Pessina (27') shënuan për fitoren e italianeve.
Anglia kryeson grupin me 6 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 3, Maqedonia e Veriut 3, Ukraina 0 dhe Malta në fund me 0 pikë.