Shqipëria nuk ia del
Shqipëria ka pësuar humbje në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë.
Ndeshja e parë humbja e parë për Shqipërinë.
Polonia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kuqezinjve, në takimin e xhiros së dytë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Në minutën e 41-të, pas një goditje dënimi, një gjuajtje nga jashtë zonës e Kaminskit ndalet nga shtylla e pastaj Sviderski gjuan duke kaluar Strakoshën dhe 1:0.
Pjesa e dytë mjaft dinamike dhe një Shqipëri më agresive por jo edhe të shënojnë në portën polake.
Myrto Uzuni në minutën e 57-të, nga e majta tenton portën, por Szcezny i mohon golin me një devijim vendimtar.
Në minutën e 58-të pas një goditje nga këndi, është Asllani i cili ka mundësinë të shënojë, por përsëri portieri i polakëve është i pakalueshëm.
63' Fat i madh për Shqipërinë, Lewandowski godet por topin e heqin nga vija fatale.
Në minutën e 88-të, Sulmuesi Uzuni merr një pasim të artë nga Seferi, por gjuan jashtë ngjitur me shtyllën e Szcezny.
Shqipëria të paktën ka merituar një pikë por e pafat në Varshavë duke u kthyer duarthatë nga ky udhëtim.
Në Grupin E Çekia kryeson me 4 pikë, pasojnë Polonia 3, Moldavia 2, Ishujt Faroe 1 dhe Shqipëria 0 pikë.
Polonia - Shqipiëria 1:0
Shënues: Swidersk (41').
Kartona të verdhë: Linetty, Salamon - Hysaj, Laçi.
Polonia: Szcezny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior, Kaminski, Linetty (D. Szymansk 78'), Zielinski, Zalensky (Skoras 69'), Lewandowski, Swiderski (S. Szymanski 88').
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Gjasula (Laçi 88'), Ramadani, Asllani (Bajrami 76'), Uzuni, Asani (Mehmeti 70'), Cikalleshi (Seferi 76').