Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit I.
‘Dardanët’ në duel me Andorrën vijnë pas barazimit (1-1), me Izraelin tri ditë më parë, derisa skuadra mike zbret në kryeqytetin tonë pas disfatës nga Rumania (0-2).
Në ndeshjen ndaj Andorrës nuk vlen asgjë tjetër përveç fitores dhe kjo ka bërë që bastet të favorizojnë shumë Kosovën.
Fitorja e Dardanëve ka kuotën 1.14, ndërsa ajo e Andorrës 26.00.
Barazimi vlerësohet me kuotën 7.00.