Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zbresë sonte në fushën e blertë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kërkim të fitores së parë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Pas barazimit në Izrael, Vedat Muriqi me shokë janë të motivuar për ta mposhtur Andorrën në duelin e vlefshëm për Grupin I.
E për t’i shtyrë përpara “Dardanët” është përkujdesur Federata e Futbollit të Kosovës, e cila i ka motivuar ata përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës do të fillojë në orën 20:45.