Një skandal i madh e kishte përfshirë Kombëtaren serbe gjatë Kupës së Botës, ku u eliminuan herët.
Mediat serbe i kishin zbuluar pabesitë që ua kishin bërë gratë e tyre disa futbollistëve të Kombëtares serbe.
Por, më e keqja dhe tragjikja ishte se ato i kishin tradhtuar bashkëshortët me shokët e tyre të Kombëtares.
Dushan Vllahoviq thuhej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Ana Cakiq, grua e portierit rezervë, Predrag Rajkoviq, i cili luan në Mallorca me Vedat Muriqin.
Kurse, Nemanja Gudelj kishte bërë se*s me partneren e Luka Joviqit, Sofija Milosheviq.
Kjo kishte bërë që serbët të kishin probleme dhe kjo u reflektua edhe në fushën e blertë.
E tash, pak muaj më pas, këtë plagë, portierit Rajkoviq ia kanë shpluar tifozët serbë.
Ata e ngacmuan portierin rezervë të Kombëtares së Serbisë, duke i thënë se “Vlahoviq ta … gruan”, para lojës mes Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.