Klubi anglez, Chelsea po monitoron situatën e trajneri gjerman Julian Nagelsmann, raportojnë mediet britanike.
Pas shkarkimit të tij nga Bayern Munich, gjermani mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në futboll.
Largimi i Antonio Contes nga Tottenham, ka bërë që Nagelsmann të lidhte me emërimin në krye të ‘Spurs’.
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy thuhet se Nagelsmann-in e ka objektiv kryesor për të marrë kreun e bankinës së kësaj skuadre.
Megjithatë, ‘Daily Mail’ shkruan se Tottenham do të rivalizohet nga Chelsea për strategun gjerman.
Nagelsmann mësohet se ka admirues në ‘Stamford Bridge’ dhe ai është kandidat i mundshëm për të zëvendësuar trajnerin aktual të londinezëve Graham Potter.