“Në këtë moment të gjithë duhet të mbështesim trajnerin Mancini. Ai po bën një moment rinovimi në kombëtare. Duhet të kemi durim nëse shikon se mungon lënda e parë”.
Kështu ka folur Antonio Cassano për Bobo TV në Twitch për kombëtaren e Italisë pas përballjes së dyfishtë të Axurrëbve në kualifikueset e Euro 2024 kundër Anglisë dhe Maltës.
“Duke parë ndeshjen kundër Maltës, mendova se është e turpshme që disa lojtarë janë në kombëtare, në kohën time disa prej tyre nuk do të mund të ishin as në dhomën e zhveshjes.
“Për Reteguin them se kemi gjetur një lojtar që shënon gola, duhet të punojmë për gjithçka tjetër.
Nëse Mancini do të kishte në dispozicion skuadrën e Francës, do ta kisha kritikuar më shumë, por me ata që ai ka, sigurisht që do të jem në krah të Mancini-t deri në fund”, fjalët e FantAntonios.
Dhe akoma: “Në fakt, po them që nuk do të doja të isha në vendin e tij, po të kisha lindur në futbollin e sotëm, do t’i kisha luajtur të gjitha ndeshjet vetëm me një këmbë dhe do të kisha shënuar gjithmonë”.