Ndeshja mes Shqipërisë U-17 dhe Letonisë U-17 është mbyllur me barazimin 1-1 në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë arritën të merrnin vetëm 1 pikë në ndeshjen e tretë në grup për fazën “Elite Round”.
Pas kësaj ndeshje ata eliminohen në fazën e dytë të “Elite Round” teksa shuhen ëndrrat për në Europian.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga ekipi i Ervin Bulkut në minutën e 56′ me Devi Duron, por në të 80′ letonezët barazuan duke dërguar shifrat në 1-1.
Kështu kuqezinjtë e mbyllin këtë fazë në vendin e 3-të me 2 pikë.