Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Izraelit, në takimin që u zhvillua në Gjenevë.
Autor i golit është Ruben Vargas në minutën e 39-të.
Kapiteni Granit Xhaka po tregon lojë të mirë.
Në minutën e 48-të Zeki Amdouni ka realizuar pas asistimit të Freuler, 2:0.
Zvicra nuk ndalet, Silvan Widmer realizon për 3:0 në minutën e 52-të.
Pas xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024, Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumania 6, Kosova 2, Andorra 1, Izraeli 1 dhe Bjellorusia 0 pikë.