Memphis Depay u ndal në momentin më të mirë.
Sulmuesi holandez po kalonte një formë shumë pozitive tek Atletico Madrid, skuadër ku u transferua gjatë merkatos së janarit.
29-vjeçari u dëmtua pasi zhbllokoi takimin Holandë-Gjibraltar, që përfundoi 3-0.
Depay la fushën në minutën e 63’ si pasojë e problemeve muskulore.
Në lidhje me dëmtimin e tij, ai deklaroi pas ndeshjes:
“E kam të vështirë të flas në këto momente. Uroj që dëmtimi të mos jetë i rëndë, por është i bezdisshëm.
Ky sezon po rezulton shumë i vështirë për mua, sidomos në aspektin mendor.
Mund të jetë sezoni më i vështirë i karrierës sime deri tani”, deklaroi Depay, i cili shpreson të rikthehet sa më shpejt në fushë.