Ismet Munishi, ish trajner i Prishtinës, shprehet kritikë për Kosovën dhe ka komplimentuar Andorrën.
Sipas Munishit, Andorra na mësoi se si luftohet për kombëtare.
“Andorra na jep gol. ne s’kem të ushtruar në ndërprerje dhe na mësoi si luftohet për fanellën e Kombëtares .
Bravo Andorra”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.
Kosova ka barazuar me rezultat 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e xhiros së dytë të Grupit I të kualifikueseve për kampionatin Evropian 2024.