Kombëtarja e Kosovës regjistroi sot barazimin e dytë me radhë në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Kosova barazoi si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” me Kombëtaren e Andorrës, ku rezultati final i ndeshjes ishte 1:1.
Golashënues te Kosova ishte Edon Zhegrova (minuta e 59’), ndërsa te Andorra golin e barazimit e shënoi Berto Rosas (minuta e 61’).
Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i cili ndër të tjera fajësoi gjyqtarin që mori disa vendime jo të duhura.
“Nuk e kemi gjetur zgjidhjen, pavarësisht organizimit të lojës, na ka munguar diçka në përfundimin e aksioneve. Edhe gjyqtari mori disa vendime jo të duhura”, tha Giresse.
Më tej, Giresse tha se nuk është duke e menduar shkarkimin, pasi që ka ende gjasa për kualifikim.
“Është herët të flitet që ka përfunduar puna. Kemi ende mundësi për kualifikim”, tha Giresse.
Kosova barazoi 1:1 edhe në ndeshjen e parë kundër Izraelit.