Ndeshja e sotme mes Kroacisë dhe Turqisë ka sjellë lajme të këqija për Interin në një moment shumë delikat të sezonit.
Një sfidë e cila shihte nga minuta e parë në fushë si Hakan Çalhanollu për vendasit, ashtu edhe Marcelo Brozoviç për miqtë.
Çalhanollu, kapiteni i Turqisë, në minutën e 28 të sfidës kërkoi zëvendësim si pasojë e një problemi muskulor në kofshë, duke lënë para kohe fushën e lojës për ekipin e tij.
Një lajm padyshim i keq për zikaltrit ku ai është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në këtë sezon nën urdhrat e Inzagit.
Në ditët në vijim pritet të kryhen teste më të hollësishme mjekësore, por prania e tij në duelin e të shtunës ndaj Fiorentinës duket se është vënë në dyshim.