Kombëtaret europiane kanë luajtur këtë muaj ndeshjet e tyre të para për kualifikueset e Euro 2024.
Tashmë ekipet kombëtare duhet të presin deri në qershor për t’ju rikthyer sërish aksionit në fushën e lojës.
Polonia ka gjetur edhe kundërshtarin e radhës pas Shqipërisë.
Bardhekuqtë kanë në dispozicion një datë të lirë për të zhvilluar një takim miqësor përpara duelit me Moldavinë.
Ministri i Sportit në Poloni ka zyrtarizuar kundërshtarin me të cilin do të ndeshen në qershor.
Kamil Bortniczuk-u ka pohuar në një intervistë me gazetarin Sebastian Staszewski-n në “Interia.pl” se në qershor do të përballen me Gjermaninë në një takim miqësor.