Kombëtarja e Andorrës nuk është mësuar të marrë pikë në ndeshje kualifikuese për Evropian ose Botëror.
Por, Kombëtarja nga principata e vogël ia doli ta befasojë Kombëtaren e Kosovës, së cilës ia nxori një barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024.
Dhe, kundërshtarët e “Dardanëve” e kanë festuar këtë arritje që e bënë në stadiumin “Fadil Vokrri” si të ishin kualifikuar në Kampionat Evropian.
Festë kishte edhe në Federatën e Futbollit të Andorrës, e cila e bëri një postim special dhe festiv në rrjetin social “Twitter”.
“Mbyllet loja. Pika e parë në një natë historike.
Këta lojtarë janë të mahnitshëm, na befasojnë çdo ditë e më shumë.
Barazimi është për ju, fansa. Forca Andorra”, ka shkruar Federata e Andorrës.