Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard është objektivi i klubit turk, Fenerbahçe.
‘Mundo Deportivo’ raporton se gjigantët turk janë të etur për sulmuesin anësor dhe e kanë bërë belgun objektiv numër një në tregun e kësaj verë.
Fenerbahçe në janarin që e lamë prapa u përpoq të nënshkruajë me ish-kapitenin e Chelseat, por ky transferim kishte dështuar pasi që Hazard refuzoi mundësinë e transferimit në Stamboll.
Megjithatë, Hazard e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Madridi.
“Kam edhe një vit kontratë dhe duhet të tregoj se çfarë mund të bëj, por nuk është e lehtë.
Nuk po luaj, dua të luaj më shumë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.
Në janar ishte e pamundur të largohem, sepse kam familjen time dhe më pëlqen qyteti”, kishte thënë ai.
"Por në verë është e mundur të largohem”, kishte theksuar Hazard.