Nëse shumicës së lojtarëve të Tottenhamit nuk duhet t`i vijë keq për lamtumirën e hershme të Antonio Contes, i cili pak ditë para zgjidhjes konsensuale të kontratës me klubin ishte shfaqur në një shpërthim të ashpër kundër skuadrës.
Por mes `Spurs` ka dhe nga ata që ndihen keq për largimin e tij.
"Më vjen shumë keq. Ai është një trajner i klasit botëror, ne kemi pasur një udhëtim të mrekullueshëm së bashku”, tha Son.
Duke folur nga Seuli, ku ai ishte i impenjuar me ekipin e tij përfaqësues(të mundur në një miqësore kundër Uruguait), është një Son Heung-min i penduar.
Nën drejtimin e trajnerit italian, sulmuesi 30-vjeçar i Koresë së Jugut shijoi sezonin e tij më të mirë, duke e mbyllur Premier Leaguen e sezonit të kaluar me 23 gola.
Shifra të cilat, megjithatë, në vitin aktual, ai nuk ka mundur t'i përsërisë: vetëm 6 gola të shënuar deri më tani në ligë. "Unë duhet të kisha bërë më mire”, pranon Son.