Është mbajtur edhe sot takimi mes klubeve të futbollit, duke kërkuar licencimin e FFK-së.
Por nga 27 klubet pjesëmarrëse, vetëm katër nga Superliga e Kosovës i janë përgjigjur ftesës së Tahir Batatinës.
Llapi, Ballkani, Dukagjini dhe Ferizaj ishin katër skuadrat pjesëmarrëse në takimin e thirrur nga Batatina.
Kujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe dy dytë deri në afatin e fundit kur FFK mund të licencohet nga komisioni vlerësues i MKRS-së.
Përfaqësuesit e klubeve janë Avni Haxhiu (Trepça), Tahir Batatina (Llapi) dhe Shaban Baholli (2 Korriku), tani janë në objektin e MKRS-së ku po kërkojnë takim me komisionin për licencim që të diskutojnë rreth licencimit të FFK-së.