Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Izraelit, në takimin që u zhvillua mbrëmë në Gjenevë.
Zviceranët kryesojnë me 6 pikë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Mediumi zviceran “20min” ka vlerësuar një nga një futbollistët, nota maksimale është 6 dhe më e vogla 1.
Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar me notë 4.
Notat sipas “20min”: Yann Sommer 4, Ricardo Rodriguez 5, Manuel Akanji 5, Nico Elvedi 5, Silvan Widmer 5, Denis Zakaria 5, Remo Freuler 5, Granti Xhaka 4, Ruben Vargas 5, Zeki Amdouni 5, Cedric Itten 4.