Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur me mënyrën se si skuadra helevete i nisi kualifikueset e Evropianit ‘Gjermania 2024’.
Zvicra kampanjën e re e nisi me dy fitore duke mundur në udhëtim Bjellorusinë (0-5), derisa mbrëmë para tifozëve të tyre mundi Izraelin (3-0).
“Gjashtë pikë nga dy ndeshje, asnjë gol i pësuar.
Kjo është gjithçka që mund të bënim.
Nuk është gjithmonë e lehtë kur je favorit në grup, por ne jemi gati për këtë sfidë”, ka thënë Xhaka.