Lirohen 4 tifozët shqiptarë, u arrestuan pas përplasjes me policinë polake

Futboll

Lirohen 4 tifozët shqiptarë, u arrestuan pas përplasjes me policinë polake

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:24
Tifozët

Mësohet se katër tifozët e kombëtares shqiptare të arrestuar në Varshavë janë liruar.

Grupimi Kuq e Zi është ai që ka dhënë lajmin.

Ultrasit u përleshën me policinë polake para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë (1-0) të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Duket se tifozët shqiptarë tentuan të fusnin mjete piroteknike në stadium, çka solli edhe përplasjen me policinë, me këta të fundit që shoqëruan katër prej tyre.

Pas ndërhyrjes së Ambasadës shqiptare në Poloni, çështja është zgjidhur dhe tifozët janë lënë të lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat