Nuk u grumbullua në Kombëtare për sfidën me Poloninë, Ajeti shënon gol kundër Pro Sestos!
29-vjeçari Arlind Ajeti nuk u preferua në listën e trajnerit Sylvinho.
Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Pordenones përballë Pro Sestos në sfidën e vlefshme për Serisë C italiane.
Ajeti realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 14-të, teksa goditi saktë me kokë dhe kaloi ekipin në avantazh.