Bayern Munih ka bërë një ndryshim surprizë në stol.
Pas shkarkimit të Nagelsmann, mbërriti Thomas Tuchel.
Megjithatë, zërat për arsyet e lamtumirës së ish-trajnerit vazhdojnë të dalin, sidomos në Gjermani.
Lajmi i fundit i Bild, i marrë edhe nga media të ndryshme nga e gjithë Europa, përfshirë Mundo Deportivo, ka folur për një prapaskenë që mund të ketë qenë vendimtare për lamtumirën e trajnerit të ri.
Nga sa është mësuar, një shpërthim publik nga ana e Sadio Mane duket se ka nxjerrë në pah mungesën e drejtimit nga ana e trajnerit ndaj skuadrës së tij.
Senegalezi duket se është ankuar publikisht për hapësirën e pakët që ka pasur në Champions League kundër Paris Saint-Germain, me vetëm 8 minuta në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave.
Jo vetëm. Pas fjalëve të sulmuesit, Nagelsmann duket se ka konfirmuar se ai nuk e dinte se si ta menaxhonte plotësisht situatën duke e aktivizuar titullar Mane në dy ndeshjet e ardhshme kundër Leverkusen dhe Augsburg pothuajse si për t’i kërkuar “falje” lojtarit. Nga këtu ka ardhur lajmi për shkarkimin e Nagelsmann dhe ardhjen e Tuchel.